Viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Novara, në Legnano të Italisë është një 47-vjeçar shqiptar.

Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur nga autoritetet e vendit fqinjë.

Burri ishte duke ecur në rrugë, që përshkruhet e rrezikshme nga mediat lokale për shkak të mungesës së ndriçimit, kur është përplasur nga një “Fiat 500” e drejtuar një grua 31 vjeçe, që po lëvizte në drejtim të Borsanos.

Raportohet se viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autoritetet kanë bërë identifikimin e tij përmes kontakteve të gjetura në celularin e 47-vjeçarit.