Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Maminasit.

Një taksi është futur në një pikë karburanti pasi është pëplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes së fortë, taksia është spostuar drejt pikës së karburantit duke kryer edhe një përplasje tjetër të rëndë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka humbur jetën shoferi i taksisë dhe pasagjeri.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.