Ka ndërruar jetë një prej të plagosurve në aksidentin e trefishtë të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se viktima është Xhemal Goga, rreth 25 vjeç i cili nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra duke humbur jetën në spital, edhe pse në fillim u raportua se ishin jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën "Tiranë -Durrës", në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën," njoftoi policia pak më herët.