Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë, e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dishnicë, Korçë, e sipas burimeve zyrtare  dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.