Dy të rinj, të cilët lëviznin me motor, kanë mbetur të plagosur këtë të hënë në Tiranë, pasi u përplasën nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në sheshin “Nënë Tereza”.

Të rinjtë, një vajzë dhe një djalë, u transportuan drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Identiteti i tyre ende nuk dihet, ndërsa në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.