Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, në fshatin Krajkë, shtetasi M.L, rreth 16 vjeç, duke ecur në këmbë në rrugë është aksidentuar mbrëmjen e sotme nga një mjet ende i pa identifikuar.

Shtetasi i dëmtuar po dërgohet në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ku deri tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, për të sekuestruar çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e mjetit që ka përplasur shtetasin M.L.

Policia e Dibrës njofton se janë ngritur pika kontrolli, po krihet zona nga shërbimet e policisë për identifikimin e mjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin.