Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Shkodër, me pasojë vdekjen e një qytetari 54 vjeçar.

Ndriçim Bicakani ka humbur kontrollin e motoçikletës së tij e për pasojë është përplasur me një vazo lules në pjesën anësore të rrugës. Për shkak të impaktit 54 vjeçari ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Me datë 12.07.2018, ora 15:40, jemi njoftuar se në aksin rrugorë Shkodër – Baçallek, ka ndodhur aksident me motorrçiklete, shtetasi N. B. 54 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër, duke humbur kontrollin mbi mjetin është përplasur me një vazo lulesh, në anësore të rrugës, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.