Punimet që po realizonte në shtëpinë e tij janë bërë shkak për dërgimin e tij me urgjencë në spital.

Në një moment gjatë punës, në shtëpinë në lagjen nr.15, në Durrës, 20-vjeçari D.H. ka dëmtuar këmbën me gur fleksibël.

Mësohet se i riu ndodhet ende në spital, nën kujdesin e mjekëve, për shkak të plagës së shkaktuar në gjymtyrë.

Policia bën të ditur se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Parë Durrës, për vlerësim.