Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, ku për pasojë mbeti i plagosur një person.

Ngjarja u regjistrua në kryqëzimin e fshatit Sovjan. Drejtuesi i motorit është përplasur me bordurën e rrugës, duke u aksidentuar rëndë.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet nga policia rrugore.