Drejtësia austriake ka zbardhur grabitjen e ndodhur gjatë Krishtlindjeve në Spittal an der Drau (Austri), ku një burrë shqiptar kërcënoi me pistoletë dhe më pas grabiti kamerieren 25-vjeçare.

I dyshuari kryesor për krimin e asaj nate eshtë nje 40-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndaj tij është prerë tashmë një fletë arresti ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.

“Pas hetimeve intensive është zbuluar i dyshuari kryesor për agresionin gjatë asaj nate në Spittal an der Drau”, tha shefi i Komisariatit të Policisë në Austri Gottlieb Türk.

“Targat e veturës së tij janë zbuluar. Agresori dihet. Por momentalisht ai është në arrati”, thotë ai.