Pesë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur si emigrantë të paligjshëm.

Pas arrestimit, është vendosur që të dëbohen nga Britania, pasi kanë thyer rregullat për emigrimin.

Sipas informacioneve të arrestuar janë katër burra dhe një grua, të moshës nga 21 deri në 24 vjeç.

Ata mbeten në paraburgim të imigracionit, ndërsa do të ndërmerren hapat për largimin e tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

PC Jenny Morgan, nga Policia e Gwent, tha të martën: “Sot, katër burra dhe një grua, të gjithë në të njëzetat e tyre që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe u arrestuan nga stafi i Agjencisë Kufitare në një operacion të përbashkët me policët e Monmouth”.