Policia italiane ka arrestuar dy të rinj shqiptarë 24 dhe 26 vjeç. Të arrestuarit ishin persona të njohur për forcat e rendit, pasi njiheshin si anëtarë të një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike, kryesisht kokainës së pastër.

La Repubblica shkruan se dy shqiptarët e arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin pjesë e një grupi të madh, i organizuar me lidhje farefisnore mes tyre.

Ata jo vetëm kishin arritur të shisnin drogën në qytetin Fiano, por ishin kthyer në pikë orientuese dhe një bandë e mirëfilltë. Në dy muajt e fundit janë evidentuar të paktën 70 blerës të cilët ishin klientë të tyre.

Shitjet zhvilloheshin në shtëpitë e tregtarëve të drogës, dhe nganjëherë në rrugët e qytetit ku droga shpërndahej sipas kërkesës së klientit.