Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e xhandarëve francezë në Annecy-le-Vieux, në posedimin e 300 gram heroinë dhe 90 gram kokainë, si dhe 3.000 euro para cash.

Të dy shqiptarët ishin parë nga një banor i qarkut të Minoterie, i cili kishte raportuar pranë xhandarmërisë për sjelljen e dyshimtë të disa individëve që dukeshin se angazhoheshin në trafik pranë një stacioni autobusi.

Policia u vu në lëvizje duke i mbikëqyrur ata dhe disa orë më vonë u ndaluan në flagrancë. Të arrestuarit u dërguan në paraburgim dhe më pas u paraqitën më gjyq më 20 qershor pranë Gjykatës në Annecy, ku u dënuan me 18 muaj burg dhe ndalimin e përhershëm në territorin francez.