Seksioni për narkotikët, ka arrestuar në flagrancë ditën e premte më 20 prill, një 32-vjeçar.  Ai u kap me një sasi kanabisi në banesë.

Policia bën me dije se në pranga ra shtetasi A.Gj. 32 vjeç, banues në Durrës. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga uniformat blu në banesën e tij në lagjen nr. 13, u gjetën 72 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Sasia e kanabisit ishte paketuar në dy kuti, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

32-vjeçari do të përballet me drejtësinë nën akuzën e shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike, neni 283/1 i Kodit Penal.