Një 34-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka shkaktuar një aksident ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi i një motori dhe një vajzë 10-vjeçare.

Më datë 20.05.2018, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin E.V., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin D.H., 70 vjeç, banues në Fier.

Në datën 20.05.2018, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shtetasi E.V., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Honda” pa targa i cili drejtohej nga shtetasi D.H., (i pa pajisur me leje drejtimi).

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja 10 vjeçe që ndodhej në motomjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.