Arrestohet 38-vjeçari, i dënuar për dhunë në familje dhe 51-vjeçari për përndjekje

Postuar: 13/09/2017 - 11:03

Në një njoftim për median, Policia e Durrësit bën me dije se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Armando Tirana, 51 vjeç, banues në Durrës, dhe Selim  Kuçi 38 vjeç, banues në Durrës.

Sipas njoftimit të Policisë 51-vjeçari Tirana ka kërcënuar, ofenduar dhe e ka përndjekur në vazhdimësi shtetasen  F.H. 54 vjeçe, banuese në Durrës.
 
Ndërsa shtetasi Selim Kuçi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me katër muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” parashikuar në nenet 130/a/1 dhe 321/2 të Kodit Penal.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale" Përndjekja" parashikuar në nenin 121/a  të Kodit Penal për shtetasin Armando Tirana.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka marrë fund skema e një 33-vjeçari shqiptar dhe një 36-vjeçari maroken për vjedhjen e automjeteve luksoze.

Mbrëmjen e sotme është shënuar një përplasje me armë zjarri pas një konflikti mes dy personave ku ka mbetur i plagosur njeri prej tyre.

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në ajër.

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të dy të moshës 47-vjeçare, pasi u kapën me heroinë dhe substancë që përdoret për prerje.

Gjatë kontrolleve që vijojnë nga ana e punonjësve të OSHEE-së për konstatimin e shkeljeve dhe abuzimit me energjinë elektrike, janë evide

Një i ri nga Shijaku është aksidentuar pasi u përplas me makinën që po drejtonte pa patentë, me bordurën e trotuarit.

Dy vjet pasi u gjet e vrarë në lumin Po në Itali, autoritetet italiane kanë vënë në pranga një pensionist italian në lidhje me ekzekutimi

Gjatë ditës së sotme në orën 14:10, në urgjencën e spitalit të Fierit është dërguar nga familjarët shtetasi Petref Xhafaj, 53 vjeç, banue

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre, lidhur me plagosjen e dyfishtë që ndod

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me policinë italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari, si dhe me Kompaninë e Karabinierisë