Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot avokatin Gazmir Xhurxhi, i cili është denoncuar nga klienti i tij.

Mësohet se avokati akuzohet për mashtrim, pasi qytetari që e ka denoncuar, pretendon se e ka paguar, por nuk është mbrojtur prej tij në një çështje gjyqësore, raporton "Panorama".