Arrestohet i riu i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Postuar: 12/02/2018 - 19:05

   Policia e Shtetit njofton arrestimin e një shtetasi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA, në fushën e krimeve kibernetike.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit ndërkombëtar të iniciuar nga SHBA, në bashkëpunim me disa shtete, ndërmjet tyre edhe Shqipëria.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale në fushën e krimeve kibernetike “Infraud”

Gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme u kap dhe u arrestua shtetasi: Aldo Ymeraj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier.

Ndaj shtetasit Aldo Ymeraj, ka një urdhër arresti nga SHBA, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.

Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.

Grupi i quajtur Infraud, ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34 vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Tiranës ka dënuar me një vit e shtatë muaj burg një ish-inspektor të Policisë së Shtetit, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për v

Policia italiane ka zbuluar planin e një 31-vjeçareje shqiptare e cila kishte vendosur t’i shiste fëmijën që po sillte në jetë, për 70 mi

Tre persona të moshës 30, 18 dhe 25 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin ditën e djeshme në Durrës.

Një sherr mes dy të rinjsh në Durrës ka agravuar në përdorimin e dorezave të hekurit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Milot, ku nga të dhënat e para dyshohet për 6 persona të plagosur.

Shkak për vrasjen në tregun e Milotit është bërë xhelozia e viktimës ndaj të shoqes.

Treni i linjës Lushnje-Rrogozhinë ka përplasur një automjet, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Përleshje me armë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën Peristeri pas një sherri midis dy grupeve të përbërë nga shqiptarë dhe rusë.

Policia e Durrësit ka nisur procedim penal për një 57-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet armë zjarri pa leje.

Policia ka nisur hetimet për një shtetas të huaj, të cilit i janë gjetur në bagazhe gjatë kontrollit në port, tre pistoleta trofe lufte.