Prej 3 javësh, 23-vjeçari A.S. ishte kthyer në makthin më të madh për një vajzë të re, vetëm 19 vjeçe.

Fiksimi i të riut nga Durrësi për 19-vjeçaren A.K. ishte kthyer në një përndjekje të vërtetë, pasi ai nuk i ndahej vajzës, duke e ngacmuar në të gjitha format e mundshme.

E ndodhur në një situatë që vetëm përkeqësohej dhe duke pasur frikë edhe për jetën e saj, vajza e re i është drejtuar policisë për ndihmë, duke vënë në dispozicion të efektivëve të rendit të gjitha provat që vërtetonin përndjekjen 3-javore.

Policia ka marrë masa të menjëhershme duke arrestuar në flagrancë të riun 23-vjeçar.