Një zyrtar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Mediet italiane i referohen arrestimit të shqiptarit, që kishte filluar punë si kuzhinier në vendin fqinj, se “Ligji shqiptar e ndoqi deri në Sesto San Giovanni”.

Ai është një 39-vjeçar me iniciale P.Q., i cili kërkohej nga Shqipëria që nga viti 2013 për shkak se kishte falsifikuar disa dokumente.

Në këtë kohë, sipas mediave italiane, 39-vjeçari shërbente si këshilltar komune, por nuk bëhet i njohur emri i komunës ku kishte punuar.

Po ashtu, mësohet se ai ishte dënuar nga gjykata me dy vjet burg.

Autoritetet italiane e kanë dërguar në një burg në Monza 39-vjeçarin, derisa të plotësohen dokumentet e plota për ekstradimin e tij në Shqipëri.