Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin D.D., vjeç 46, banues në fshatin Sukth i Ri, Durrës.

46-vjeçari ra në prangat e policisë pasi më datë 17.07.2018, në lagjen n.r 14 Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hunday”.

I arrestuari akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur” , sipas nenit 291 të Kodit Penal.