Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin B. Kodra 33 vjeç, banues në Shijak, nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike ose impulseve telefonike.

Policia njofton se nga kontrolli i ushtruar në biznesin e tij, në lagjen “Popullore”, u konstatua se kishte ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.