Një shqiptar 55-vjeçcar është arrestuar nga policia italiane në San Giuliano Milanese, pasi është kapur me kokainë dhe heroinë.

Mëngjesin e 16 gushtit, agjentët e ekipit të lëvizshëm ishin në Piazza Salgari, kur vunë re një person që ishte duke u endur me makinën e tij, në mënyrë të dyshimtë.

Policia ndoqi lëvizjet e të dyshuarit, i cili shkoi në Giuliano Milanese, ku parkoi makinën dhe u ngjit në një shtëpi në rrugën “Papa Giovanni XXIII”.

Ai doli sërish nga banesa dhe në këtë moment, forcat e policisë e kanë ndaluar dhe kanë ushtruar kontroll ndaj tij.

Në shtëpinë e shqiptarit,identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ata gjetën një qese me 31 mijë euro para të gatshme, ndërsa në bagazhin e makinës tip “Peugeot 207” parkuar jashtë, ata gjetën një pako me 1 kilogram e 120 gram kokainë dhe në kutinë e fshehur në një çantë 500 gram heroinë.