Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20.30, në rrugën Mazzini, në Legnano, Itali.

Një 27-vjeçar shqiptar është goditur me armë zjarri, nga një person që po lëvizte me makinë.

I riu shqiptar ka kërkuar ndihmë në një lokal aty pranë, ndërsa pritej mbërritja e ambulancës.

Sipas medieve italiane, i riu shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është në gjendje të rëndë në spitalin e Legnano-s.

Karabinierët italianë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe zbulimin e shkaqeve të krimit.