Dy persona mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një aksident të regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turizëm-Kanali i Cukës, tek ish-Turizmi, ku automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit A.K dhe M.G ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes. 

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjer. Drejtuesi i mjetit është bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për nxjerrjen e tij.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Teksa i plagosur lehtë ka mbetur pasagjeri.