Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në sheshin “Pranvera” në Durrës.

Një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet, por fatmirësisht i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën, bëjnë të ditur burime nga policia për DurrësLajm

Në vendngjarje ndodhet ambulanca dhe efektivë të Policisë Rrugore. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.