Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Visok", ku Beqar Molishtari, 43-vjeç duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerët, shtetasit F.B, 33 vjeç dhe A.R, 53 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. 

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290/2 i Kodit Penal.