Një mjet tip “BMW” u bllokua në portin e Durrësit, pasi rezulton i vjedhur.

Sipas policisë, mjeti u kap në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar më 11 korrik, pasi nga verifikimi rezulton i vjedhur në Gjermani më datë 09.07.2018.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 141/a i Kodit Penal.