Bllokohet një mjet tip “Porsche” në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës.

Sipas informacioneve policore, mësohet se automjeti i përkiste shtetasit F.K, 44 vjeç, rezident në Gjermani, i cili po udhëtonte me këtë mjet.

Por gjatë kontrollit dhe verifikimit në Pikën e Kalimit Kufitar Port-Durrës, rezultoi se “Porsche” ishte vjedhur në Gjermani.

Mjeti u bllokua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj 44-vjeçarit u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bazë të nenit 141/a të Kodit Penal “Trafikimi i mjeteve motorike”.