Një aksident ku ka mbetur e lënduar një vajzë e re nga Durrësi ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën Tiranë-Durrës, ndërsa sot policia njofton se ka referuar materialet procedurale në Prokurori për drejtuesin e mjetit që u aksidentua.

Shtetasi E.D., vjeç 21, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “BMW” është përplasur me trafikndarësen, për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetësia A.O, vjeç 22, banuese në Durrës.

Pas mjekimit ajo u largua në banesë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën Tiranë–Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV” është përplasur me trafikndarësen, për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetësia A.O, vjeç 22, banuese në Durrës, e cila pas mjekimit u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.