Burri hidhet nga kati i tretë, fatmirësisht arrin të mbijetojë

Postuar: 14/06/2018 - 19:23

Foto ilustruese

   Një person është hedhur nga një pallat në Shkodër, por ka arritur që të shpëtojë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër. Ai është hedhur nga kati i tretë, por sipas burimeve ka arritur që të shpëtojë.

Po sipas të njëjtave burime ky person vuan me probleme të shëndetiit mendor.

Shtetasi në fjalë ende i paidentifikuar ka dëmtime në kokë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po i jepet ndihma e parë. Në vendngjarje ka mbërritur policia për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.06.2018 në orën 17:15, jemi njoftuar se në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka rënë nga lartësia e katit të tretë të një pallati shtetasi K. M. 42 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija, Shkodër, i cili vuan me probleme mendore.

Si pasoje e rënies, ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Durrësit ka shpallur mos kompetencë për çështjen e Hajri Nezirit, 25-vjeçarit që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit d

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e burgut të Tiranës. Viktima është Gëzim Allushi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt

Janë dashur disa minuta shi dhe breshër me intensitet të lartë që rrugët e Tiranës të bëhen të pakalueshme për këmbësorët dhe makinat.

Tenton të vetëvritet një vajzë e re nga Shijaku.

Një person në Durrës është gjetur pa shenje jete në hyrjen e pallatit.

Një trajler është përfshirë në një aksident të rrezikshëm paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të urës së Shkozetit.

Policia e greke ka gjetur të braktisur në kufirin greko-shqiptar një çantë me drogë.

Një aksident me plagosjen e një 76-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan.

Një shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Romë.

Në sajë të operacioni policor të koduar “MUZGU”, policia ka arrestuar një 20-vjeçar si dhe ka sekuestruar rreth 23  gram lëndë narkotike