Një i ri i dënuar më parë për veprën penale "vjedhja", është arrestuar sot nga Specialistët e Policisë Kufitare Kakavijë.

Policia bën me dije se shtetasi Pirro Kotroci, 26 vjeç, banues në Gjirokastër, u ndalua pasi nga kontrolli fizik i ushtruar në P.K.K.Kakavije në një çantë në autobuzin e linjës Gjirokastër –Athinë u gjet një çantë me dy pako lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 3 kilogram e 200 gram.

Nga hetimet rezultoi se këto pako i ka dërguar shtetasi Pirro Kotroci. 

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve" të parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal.