Një 38-vjeçar teksa ndodhej në një lokal, në gjendje të dehur ka thyer gotën dhe ka goditur disa herë veten në pjesën e barkut.

Policia e Durrësit bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi M.R, vjeç 38, banues në Manzë, në Maminas është vetë-lënduar në lokalin Bar-Kafe.

Mësohet se 38-vjeçari i dehur, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.