Çmendet burri në mes të Durrësit, thyen xhamat e bizneseve (VIDEO)

Postuar: 13/06/2018 - 18:10

   Një person i dehur dhe i mbuluar nga gjaku ka tmerruar pasditen e sotme qytetarët në bulevardin “Dyrrah” në Durrës.

Siç duket nga pamjet filmike të mbërritura në redaksinë e DurrësLajm, burri u është turrur biçikletave dhe karrikeve që ka gjetur në bulevard dhe ka nisur t’i thyejë.

Madje ai nuk ka nguruar t’u turret edhe qytetarëve që kanë kaluar aty pranë.

Furisë së tërbimit të tij nuk i kanë shpëtuar as bizneset, xhamat e të cilave ai ka nisur t’i thyejë.

Nuk dihet ende se çfarë e nxiti tërbimin e burrit dhe nëse ishte lënduar vetë, apo e kanë lënduar persona të tjerë, meqë është shfaqur me njolla gjaku në trup dhe veshje.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Durrësit ka shpallur mos kompetencë për çështjen e Hajri Nezirit, 25-vjeçarit që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit d

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e burgut të Tiranës. Viktima është Gëzim Allushi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt

Janë dashur disa minuta shi dhe breshër me intensitet të lartë që rrugët e Tiranës të bëhen të pakalueshme për këmbësorët dhe makinat.

Tenton të vetëvritet një vajzë e re nga Shijaku.

Një person në Durrës është gjetur pa shenje jete në hyrjen e pallatit.

Një trajler është përfshirë në një aksident të rrezikshëm paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të urës së Shkozetit.

Policia e greke ka gjetur të braktisur në kufirin greko-shqiptar një çantë me drogë.

Një aksident me plagosjen e një 76-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Pushimi i Shoferit – Fier Shegan.

Një shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Romë.

Në sajë të operacioni policor të koduar “MUZGU”, policia ka arrestuar një 20-vjeçar si dhe ka sekuestruar rreth 23  gram lëndë narkotike