Dasma kthehet në mort në Shkodër. Një 32-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta mbrëmjen e djeshme në fshatin Melgushë në periferi të Shkodrës. Viktima Jozefina Çefaj ka qenë në një dasmë në këtë fshat, por nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Ajo ka dalë jashtë për të marrë ndihmën e parë, por teksa po pritej mbërritja e ambulancës, ka rënë pa ndjenja duke ndërruar jetë brenda pak sekondave. Mësohet se 32-vjeçarja ishte e afërme e familjes që organizonte dasmën.

Sipas dëshmisë së të afërmve, Jozefina Çefaj nuk vuante nga ndonjë sëmundje shëndetësore. 

Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë nga helmimi nga ushqimi që ka konsumuar në dasmë, por megjithatë do jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do përcaktojë edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje që ka shokuar të afërmit e saj.   

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Informacion Paraprak 

Me date 31.05.2018 në orën 20.35 jemi njoftuar se në fshatin Melgushë, Shkoder jashtë një lokali, ka vdekur shtetasja Gj. Ç. 32 vjeçe banuese në “Ndoc Mazi” Shkoder. 

Nga informacionet paraprake të marra nga familjarët mesohet se pasi ka pas probleme shendetësore ka dalur jashtë lokalit dhe në pritje të ambulancës ka ndërruar jetë, e cila është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Po kryhen veprimet me grup hetimor dhe nga mjeku-ligjor për percaktimin e shkakut të vdekjes.