DETAJE/ Si e rrëmbyen 3 djemtë minorenen, babai dëgjoi britmat e saj nga shtëpia e pabanuar

Postuar: 15/05/2018 - 11:11

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e shënuar në qytetin e Fierit, ku tre të rinjë kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13-vjeçare.

Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec, kanë marrë me forcë të miturën dhe e kanë çuar në një shtëpi të vjetër ku nuk banonte njeri ku kanë tentuar ta përdhunojnë. 

Fatmirësisht babai i vajzës, e cila kishte ikur prej disa minutash nga banesa për të luajtuar, është vënë në kërkim të saj dhe në një banesë të braktisur jo larg shtëpisë së tyre në fshatin Arapaj të Roskovecit e ka gjetur në gjendje shoku.

Ai ka dëgjuar bërtitjet e saj nga godina e pabanuar dhe me vrap i ka shkuar në ndihmë të bijës, ndërsa tre të rinjtë janë larguar nga vendi i ngjarjes por që janë kapur pak orë më pas nga policia pas denoncimit të minorenes dhe babait të saj.

Nga dëshmitë e banorëve të zonës, mësohet se familja e vajzës është në gjendje shumë të vështirë ekonomike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një njoftim paraprak, Policia e Durrësit bën me dije se

Një aksident me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të hënë , tek Mbikalimi i Rrashbullit.

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.

*Zhdukja e tregtarit të perdeve, prindërit në "dorë" të vrasësit

Detaje tragjike dalin në dritë nga vdekja e 30-vjeçarit sot në Velipojë, i cili humbi jetën pasi tentoi të shpëtonte nga mbytja të fejuar

Policia e Durrësit njofton se viktima që u mbyt sot te Gjiri i Lalzit është shtetasi me inicialet F.A., 18 vjeç nga Tirana.

Policia e Tiranës ka ndaluar një 38-vjeçar të dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe

Një tjetër pushues ka rrezikuar të mbytet sot te Gjiri i Lalzit, ndërsa aktualisht ndodhet në luftë me jetën.

Një person është gjetur i vdekur mbi shinat e trenit në fshatin Mbyet të Fierit gjatë ditës së djeshme.

Një 23-vjeçar dhe një 43-vjeçar janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit pas një konflikti të madh që lindi mes tyre.