Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Të shtënat kanë ndodhur si pasojë e një sherri mes dy personave. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje sapo u lajmërua nga banorët e zonës.

Ata kanë qenë këmbësorë dhe janë përballur me njëri-tjetrin në rrugë. Autoritetet kanë shoqëruar njërin prej të përfshirëve në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:08, në bulevardin “Bajram Curri”, dy shtetas janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar njërin nga autorët e gjuajtjes shtetasin A. B., rreth 25 vjeç.

Në vendngjarje është gjetuar një gëzhojë e qitur nga armë zjarri e llojit pistoletë.

Policia po punon për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në konflikt.