Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me zjarrin e rënë rreth orës 11:25 në një banesë në lagjen 17.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi G.T. dhe  shtetësia M. D. rreth 70 vjeç, të cilët ndodhen  në gjëndje të rëndë në Spitalin Rajonal Durrës.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së detyrës është asfiksuar punonjësi i zjarrfikëses A. K. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen Efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.