Dalin detaje të reja në lidhje me gomonen e gjetur pak më herët nga policia në afërsi të Petroliferë në Vlorë. Mësohet se gomonia ka qenë e tejmbushur me drogë, rreth 500 kg.

Gomonia me një motor ishte e mbuluar me një qese jeshile për të mos rënë në sy të helikopterëve kur lëvizte në det. Po ashtu në bordin e gomones janë gjetur edhe ujë i pijshëm, ushqim dhe karburant që do ti shërbente trafikantëve.

Ndërkohë makina e cila dyshohet se do tërhiqte gomonen me drogë dhe që kishte negecur në breg të detit është me targa italiane. Në makinë janë gjetur dhe dokumentet e një shtetasi shqiptar.