Detaje të reja mësohen për vrasjen e 48-vjeçares Lirije Lami nga nusja e djalit të saj. Marjana Cmeta, atëherë 20 vjeçe pas konflikteve të vazhdueshme me vjehrrën e cila nuk e pranonte si nusen e djalit i ka hedhur fotoksinë në ushqim duke e helmuar për vdekje.

Disa muaj pas ngjarjes e reja u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu për ngjarjen ku pranonte se ka qenë ajo që ka helmuar të vjehrrën dhe se kërkonte që “Allahu t’ia falte këtë mëkat”.

Këtë rrëfim hoxha Hysen Shehu e pati regjistruar në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar.

Po ashtu në dijeni është vënë edhe një familjar i tyre Arben Saliu. Hoxha Hysen Shehu, 45 vjeç është mes personave të arrestuar nga policia për “Moskallëzim krimi”. /BW