Një person ka mbetur i plagosur më armë zjarri në Vlorë pasditen e sotme, në lagjen “Rilindja”.

I plagosuri, Arsen Gerbi, 51 vjeç, është dërguar në spital dhe sipas të dhënave të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gerbi është plagosur në këmbë, në një pikë bastesh.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve të ngjarjes. Autori i plagosjes është ende i paidentifikuar nga policia. Burime zyrtare nga policia e Vlorës thanë se “grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit”.

Informacion paraprak:

Më datë 16.04.2018, në lagjen “Rilindja”, është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i paidentifikuar shtetasi A.G., 51 vjeç.

Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.