Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit gjatë ditës së sotme, pasi ka dhunuar fizikisht dhe i ka shkaktuar plagë në kokë bashkëshortes së tij. Në pranga ka përfunduar Saimir Nuredini, 44 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

Sipas policisë, 44-vjecari në banesën e tij për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime në kokë bashkëshortes së tij shtetases D.N. 43 vjeçe, banuese në lagjen, “5 Maji”.

Kujtojmë që dy net më parë, nga plagët e shkaktuara në kokë pikërisht prej dhunës së ushtruar nga burri, ndërroi jetë në Durrës 40-vjeçarja Adriana Shaholli. Viktimën e kishte dhunuar bashkëshorti i saj, i cili aktualisht është burgosur, ndërsa kanë lënë në mëshirë të fatit dhe në kushte tejet të vështira ekonomiko-sociale 6 fëmijë të mitur.