Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se Emiljano Fejzo në banesën e tij në Cërrik, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases H.F., 60 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Dhuna në familje".