Lokali i shtetasit Xh.Q. nga Shijaku është djegur.

Mësohet se lokali i 55-vjeçarit, i ndodhur në Sukthin e ri ëhstë përfshirë nga flakët dhe është djegur si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

Ka mjaftuar një shkëndijë elektrike dhe më pas flakët janë përhapur në të gjithë ambientin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.