Policia e Shkodrës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me shpërthimin që ndodhi dje në lagjen “Salo Halili”, në qepenin e garazhit të një banese. Tetë persona janë shoqëruar në polici, teksa shkak i ngjarjes dyshohet të jenë konfliktet që shtetasi F.K., djali i 62-vjeçarit S.K. ka me persona të ndryshëm për shkak të borxheve.

Informacioni paraprak i policisë:

Me date 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen Salo Halili,është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës tre katëshe, në pronësi shtetasit S. K. 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetem deme materiale.

Menjëhere kanë shkuar sherbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetem dëme materiale.

Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarje janë konfiktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm. Shtetasi F. K eshte i biri i shtetasit S.K.

Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjarjen.

Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.