Kryeneçësia ndaj Policisë i ka kushtuar 30 mijë euro një 37-vjeçari nga Fieri. K.B. nuk i bind urdhërit të policit rrugor për të ndaluar.

Pas largimit, policia është vënë në ndjekje të makinës tip “Benz” dhe në momentin e ndalimit, efektivët janë suprizuar, pasi kanë gjetur 37 vjeçarit më shumë se 30 mijë euro me vete.

“Në datën 21.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur "Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30450 euro, për të cilat nuk dha spjegim për origjinën e tyre”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal.