Policia ka arrestuar në flagrancë 4 persona për drogë dhe kallëpe tritoli në Lezhë.

Operacioni i policisë u zhvillua në rrugën Bukmir – Kallmet, ku u arrestuan shtetasit Xh.G.; A. G.; N.G.; dhe P.G. 30 vjeç, 35 vjeç, 55 vjeç e 26 vjeç, banues në Lalm i Ri dhe Ishull Lezhë.

Gjatë kontrollit, të arrestuarve iu gjetën 131 kilogramë Cannabis Sativa dhe 30 fishekë model 56, 53 copë kapsolla detonatorë, 10 copë fitila zjarr përcjellës me gjatësi 80 cm si dhe një kallëp tritol.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.