Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 1 kg hashash dhe një armë zjarri.

Operacioni u zhvillua në Arezzo dhe sipas mediave italiane shqiptari ishte pa leje qëndrimi dhe ishte person me precedent penal për vjedhje.

Pas arrestimit policia zhvilloi kontroll në banesën e shqiptarit dhe gjeti në kuzhinë sasinë e drogës, dhe pistoletën, e cila ishte vjedhur dy ditë më parë, të fshehur në jastëk.

Shqiptari, identieti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u arrestua për posedim droge, armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe qëndrim i paligjshëm.