Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kullë në Bashkinë Sukth në Rrethin e Durrësit, ku një 20-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Policia bën me dije se 20-vjeçari me inicialet B.D. është vetëhelmuar në banesën e tij me fotoksinë e pavarësisht se është dërguar në spital, nuk ka mundur të shpëtojë.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.01.2018, në fshatin Kullë, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi B.D vjeç 20, i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.