Durrës, bëhet për spital duke ecur rrugës!

Postuar: 11/07/2018 - 19:28

   Një 47-vjeçar nga Durrësi ka qenë duke ecur një ditë më parë në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar kur është rrëzuar dhe ka dëmtuar kokën.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në aksin “Aleksandër Goga”.

Policia sqaron se personi i dëmtuar, shtetasi A.N. është dërguar më urgjencë në spital, ku dhe ka marrë mjekimin e nevojshëm.

Pas ndihmës së parë, ai është shoqëruar në shtëpi.

Policia bën të ditur se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Ndërkohë nuk jepen detaje mbi arsyen që shkaktoi rrëzimin e 47-vjeçarit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një grua humbi jetën mesditën e sotme në qytetin e Vlorës pasi u rrëzua nga një pallat.

Të dielën mbrëma, policia italiane arrestoi një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.

Një 60-vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli një atentati me armë zjarri.

Një ngjarje e mistershme ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar është gjetur i vdekur në rrethana të paqarta në Trikala.

Zbardhet në kohë rekord grabitja me armë me pasojë plagosjen e të zotit të banesës.

   Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e çiftit të bashkëjetuesve të dielën në qytetin e Shkodrës.

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë dhe plagosur bashkëshortin e saj.

Dy shtetas shqiptarë janë sulmuar në Megara të Greqisë.

   Një fotografi e djalit të tij është postimi i fundit që 30-vjeçari Boran Bercana kishte hedhur në rrjetet sociale pasditen e së shtunë

   Ditën e shtunë, ndërrprerja e energjisë elektrike shkaktoi një incident të frikshëm në një pallat në lagjen nr.12, në Durrës.